“Mbrojtja po rritet”, flet Sarri: I lumtur me këtë Juve, tridhëmbëshi në sulm…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 1, 2019 | 23:46

“Mbrojtja po rritet”, flet Sarri: I lumtur me këtë Juve, tridhëmbëshi në sulm…

Mauricio Sarri foli në mikrofonët e “Sky Sport” pas fitores 3-0 në shtëpi me Bajer Leverkusenin.

mauricio sarri

Tekniku juventin, u shpreh i kënaqur nga mbrojtja që vazhdon të jetë në rritje, ndërsa foli edhe për tredhëmbëshin në sulm(Dibala-Ronaldo-Higuain).

NDESHJA – Ishte e vështirë, gjatë pjesës së parë qarkullimi i tyre i topit na bëri të humbim shumë energji. Në pjesën e dytë, bëmë mirë, dhe jam i lumtur me lojën.

MBROJTJA – Lojtarët po rriten. Kuadrado po përshtatet me atë rol. De Ligt po rritet akoma më shumë dhe i gjithë reparti përfiton nga kjo. Mund të përmirësohemi, por kemi bërë mirë edhe tani.

BERNARDESKI – Më pëlqeu javën e fundit në stërvitje dhe mendova se do ishte në gjendje të përfitonte nga hapësirat e lëna nga kundërshtari. Për më tepër, Ramsej duhej të pushonte pas kaq shumë ndeshjeve.

TRIDHËMBËSH – Unë jam në stol dhe duhet të mendoj për balancën e skuadrës. Ndoshta në të ardhmen do e mendojmë edhe këtë lëvizje. Tani duket pak e nxituar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"