Mbrojtësi Ysni Ismaili: Në Burrel shkojmë për vazhdimësinë dhe elitën, ndihem mirë te Vora

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 6, 2024 | 19:29

Mbrojtësi Ysni Ismaili: Në Burrel shkojmë për vazhdimësinë dhe elitën, ndihem mirë te Vora

Vora bindi në startin e fazës së tretë, ku mori një fitore të pastër, 3-0, ndaj Besës. Ritmi kërkohet të mbahet edhe të shtunën në transfertën e Burrelit. Mbrojtësi Ysni Ismaili në prag të ndeshjes me matjanët, për “Panorama Sport” u shpreh:

ysni ismaili vora

“Burrelin e njoha gjatë ndeshjes së fazës së dytë. Është një skuadër mjaft e fortë si në shtëpi edhe në transfertë. Në përballjen e parë, pavarësisht se kemi fituar 3-1, e kemi pasur mjaft të vështirë marrjen e trepikëshit. Po kështu edhe në barazimin 0-0 në Burrel në fazën e dytë. Pavarësisht kësaj, ne po stërvitemi fort dhe të përqendruar vetëm te ky takim.

Unë si gjithnjë do të mundohem të bëjë më të mirën për skuadrën e Vorës. Na duhen pikët e plota dhe ky është synimi ynë në këtë ndeshje, pavarësisht lojës që ne mund të japim atje. Është koha që pikët vlejnë më shumë sesa loja, pasi nuk ke më kohë që të rikuperosh në tabelë”.

ABDULLA DUSHKU- PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"