Mbrojtësi i Shpresave, Tafa: Rezultati në Spanjë nuk ishte real, mund të kishim…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 9, 2018 | 14:29

Mbrojtësi i Shpresave, Tafa: Rezultati në Spanjë nuk ishte real, mund të kishim…

Skuadra kombëtare e U-21 vazhdon përgatitjet për ndeshjen zyrtare me Spanjën dhe Estoninë. Përpara mediave ditën e sotme kanë dalë Albjon Ademi dhe Shaqir Tafa. Ky i fundit luan si mbrojtës në ekipin italian të Cuneos.

tafa

“Kundër Spanjës do të jetë një ndeshje e vështirë, pasi janë skuadër me elementë cilësorë, por kanë edhe një ekip kompakt. Do mundohemi  ti limitojmë në hapësirat e tyre ofensive. Ndoshta rezultati në Spanjë nuk ishte dhe shumë real për lojën që bëmë, sidoqoftë duhet të kemi edhe pak fat. Ata janë të parët e grupit, por ne do të bëjmë lojën tonë për të arritur më të mirën. Mendojmë të kufizjmë maksimalisht hapsirat e tyre. Ne mund të kishim më shumë pikë, nëse do të tregonim më shumë përqëndrim deri në fundin e lojës, ku jemi penalizuar shpesh. Na mbetet të bëjmë më të mirën tonë tashmë për të mbyllur me pikë këtë raund eleminator” u shpreh mbrojtësi.

Kombëtarja A

“Është një ëndërr të shkoj te kombëtarja A. Po bëra mirë këtu ndoshta mund të ketë hapësirë edhe për mua. Njoh Veselin dhe Ajetin por më pëlqen Mavraj. Të shpresojmë të jemi mirë në këto 2 ndeshje dhe pastaj për të tjerat ka kohë.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"