Mbrojtësi Basha analizon humbjen. Lushnja e plotë ndaj Kastriotit, kthehen Andoni dhe Tabaku

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 6, 2024 | 23:43

Mbrojtësi Basha analizon humbjen. Lushnja e plotë ndaj Kastriotit, kthehen Andoni dhe Tabaku

Në javën e 19-të të Kategorisë së Parë, lushnjarë u mundën në shifrat 2-0 në shtëpinë e tyre përballë Bylisit. Pavarësisht përpjekjeve, skuadra e drejtuar nga trajneri Gugash Magani nuk mundi të shkëpuste pikë ndaj një kundërshtari shumë cilësor.

lushnjaaa

Lushnja mbetën në vendin e shtatë, 4 pikë larg zonës “play-off”. Dje, skuadra zhvilloi seancën e parë, në kuadër të ndeshjes me Kastriotin. Në prononcimin e dhënë për gazetën “Panorama Sport”, qendërmbrojtës Adriatik Basha u shpreh: “E dinim vështirësinë që kishte ndeshja me Bylisin. Bëmë sa mundëm, por nuk i finalizuam momentet tona më të mira.

E kemi hedhur pas krahëve humbjen, ndonëse kampionati është në kulmin e vet. Tani mendojmë të përgatisim sa më mirë ndeshjen e radhës me Kastriotin. Lajm i mirë për në është se na kthehen dy futbollistë nga skualifikimi, Andoni dhe Tabaku. E vlerësojmë këtë takim dhe do të punojmë mirë. Ekipi i ka mundësitë të fitojë. Ndeshja nuk i ngjan ndeshjes dhe shpresojmë të rikthehemi te fitorja”.

ALBAN ALUSHI- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"