Mbrojtës “bomber”, Ramos: Jam më i miri nga 11 metra, për lavdi do isha bërë tenist

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2020 | 10:05

Mbrojtës “bomber”, Ramos: Jam më i miri nga 11 metra, për lavdi do isha bërë tenist

Serxho Ramos nuk mendon se ka një lojtar më të mirë se ai kur vjen puna tek ekzekutimi i penalltive. Kapiteni u tregua edhe njëherë tjetër i saktë në “San Mames”, duke i dhënë 3 pikë të rëndësishme skuadrës së Realit në garën për titull.
Ramos
“Është në ato momente të fundit, me tensionin në maksimum që unë ndihem më i qetë. Mendoj se jam personi ideal për të marrë përgjegjësinë e goditjes së tyre”, tha mbrojtësi, i cili ka shënuar 5 gola në 7 ndeshjet që kur sezoni rinisi. “Statistikat personale janë dytësore. Ajo që unë dua të bëj është të ndihmoj skuadrën të fitojë titullin. Nëse do të kisha nevojë për lavdi personale, atëherë do kisha luajtur tenis. Jemi në një pozicion të mirë dhe këto tri pikë e vendosin nën presion Barçën, por duhet të presim. Rëndësi ka që gjithçka varet nga ne”.

Pastaj edhe incidenti me Raul Garsian, ku baskët pretenduan penallti: “I shkela pak këmbën, por nuk mendoj se ishte një kontakt për penallti”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"