Mblidhet Ekzekutivi i FSHF, diskutohen humbjet e Kombëtares dhe miratohen fusha për pretendentet e Superiores

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2024 | 21:10

Mblidhet Ekzekutivi i FSHF, diskutohen humbjet e Kombëtares dhe miratohen fusha për pretendentet e Superiores

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit zhvilloi këtë të mërkurë mbledhjen e radhës në ambientet e Shtëpisë së Futbollit, ku u morën disa vendime të rëndësishme në lidhje me infrastrukturën sportive në disa qytete të vendit.

J92A3059_Original-2048x1152

Në Librazhd dhe në Kamëz do të ndërtohen nga dy fusha të reja. Pas kërkesës nga këto bashki, Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit miratoi projektet për ndërtimin e këtyre fushave. Gjithashtu u miratua edhe kërkesa e klubit AF Elbasani për ndërtimin e një fushe të re.

Në total pesë fusha të reja që do të ndërtohen së shpejti, ku synimi kryesor i FSHF-së në kuadër të projektit “100 fusha” është që brenda vitit 2025 të ndërtohen 100 fusha të reja me përmasa të mëdha.

Gjatë kësaj mbledhje u diskutua edhe për çështje të tjera që lidhen kryesisht me dy ndeshjet miqësore të Kombëtares në muajin qershor si dhe për ecurinë e organizimit për pjesëmarrjen në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"