Mbape vlen mbi 200 milionë euro, Haland në garë për nder të… Anglisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2023 | 23:48

Mbape vlen mbi 200 milionë euro, Haland në garë për nder të… Anglisë

Kilië Mbape është emëruar si lojtari më i vlefshëm në futbollin botëror, ndërkohë që ka vetëm dy lojtarë të kampionatit anglez që bëjnë pjesë në dhjetëshen më të mirë.

Mbappe_Haaland_

Francezi kryeson listën me një vlerë tregu prej 201 milionë eurosh, teksa Erling Haland është i dyti në listë me një karton prej 182 milionë eurosh.

Norvegjezi po vijon ngjitjen në këtë klasifikim special pas një sezoni debutues mahnitës me fanellën e Mançester Sitit, ekip në të cilin ai ka shënuar 42 gola në 37 ndeshje në të gjitha kompeticionet.

Shoku i tij i skuadrës, Fil Foden, është i vetmi lojtar tjetër i Premierligës që hyn në listë në vendin e pestë me 139 milionë euro. Nuk ka vend në listë për Bukajo Sakanë, pavarësisht sezonit të tij të shkëlqyer që e ka ndihmuar Arsenalin në garë për të tentuar titullin e parë në 19 vitet e fundit.

SA HUMB ANGLIA? – Foden është një nga dy lojtarët anglezë që hyn në listë, me Xhude Belingamin e Borusias së Dortmundit që plotëson podiumin me një vlerë prej me 152 milionë eurosh. Duhet thënë se në këtë renditje speciale, Anglia ka humbur disa emra që ishin pjesë e listës jo më larg se tetori i vitit të kaluar.

Bëhet fjalë Trent Aleksander-Arnold, Mejson Maunt, Kejn dhe Fernandes ishin të gjithë pjesë e asaj liste dhe tani e kanë braktisur.

Kejn dhe Fernandes janë ndoshta për të ardhur keq që do të largohen nga dhjetë të parët, ndërkohë që nuk përbëjnë surprizë për Arnold dhe Maunt, të cilët kanë kaluar e po kalojnë një sezon frustrues me klubet e tyre përkatëse.

SPANJA NË RRITJE – Renditja e re nga “Football Benchmark” tregon se kampionati spanjoll kapërcen atë anglez si divizioni me më shumë emra në listë.

Përfaqësuesi më i lartë iberik është ylli i Real Madridit, Vinicius, i katërti, dhe atij i bashkohen shokët e tij të skuadrës Federiko Valverde dhe Tçuameni, si dhe yjet e Barcelonës me vlerësim të lartë, Gavi dhe Pedri.

10 me te kushtueshmit

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"