Mbape ngrin madrilenët: Ëndrra ime është të fitoj Champions… me PSG-në

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 29, 2021 | 16:00

Mbape ngrin madrilenët: Ëndrra ime është të fitoj Champions… me PSG-në

Kilië Mbape lëshon një mesazh, i cili mund të duket si një goditje e madhe për tifozët e Realit të Madridit. Në një intervistë bashkë me Nejmarin për shkak të 10- vjetorit të revistës së klubit, dy lojtarët flasin për situatën aktuale dhe për objektivat. Sulmuesi francez jep një mesazh të qartë për idenë e tij në lidhje me sezonin e ardhshëm, diçka që e zbulon Paris Junajtid.

“Ëndrra ime është që të fitoj Champions-in me PSG-në. Do të ishte diçka e jashtëzakonshme”, ka thënë kampioni i botës me Francës. Mbape ka edhe një vit kontratë me PSG-në dhe do të vazhdojë të qëndrojë aty, pavarësisht faktit se nuk do ta rinovojë. Situata duket e çuditshme, sepse klubi e zgjedh si figurë të rëndësishme.

Bashkë me Nejmarin bëjnë batuta në këtë intervistë dhe ngacmojnë njëritjetrin mbi të ardhmen. Kilië bëhet edhe gazetar në një moment. “Nuk jam shumë i mirë si gazetar. Nuk di çfarë mund ta pyes Nejmarin. Ndoshta do të doja ta pyesja se cila është ëndrra e madhe dhe që do të bëje gjithçka për ta arritur?”, ishte pyetja e Mbapesë. “Ëndrra ime e madhe është të fitoj Champions-in me PSG-në dhe të fitoj Botërorin me Brazilin. Po për ty Kilië është fitorja e Champions-it besoj?”, ishte përgjigja e Nejmarit. “Pse jo një Botëror për herë të dytë”, ishte batuta e sulmuesit të PSG-së. Diçka e tillë shkaktoi shumë të qeshura mes tyre dhe mes gazetarëve të pranishëm që zbardhnin bisedën mes lojtarëve. “Botërori i ardhshëm është imi. Ti e ke fituar një. Tani edhe unë dua ta pyes Mbapenë për të njëjtën gjë. Cila është ëndrra më e madhe pasi e ke fituar një Botëror?”, tha Nejmar. Mbape nuk u mendua dy herë për t’u përgjigjur dhe zgjodhi fitoren e Ligës së Kampionëve me PSG-në. “Ëndrra ime e madhe është të fitoj Champions-in me PSG-në. Do të ishte diçka fantastike. Por, sigurisht që edhe një tjetër Botëror do të ishte i bukur”, u përgjigj Mbape mes të qeshurave.

Sulmuesi francez është nën urdhrat e trajnerit Poçetino prej disa javësh dhe po stërvitet maksimalisht për të qenë në fushë në Superkupën e Francës kundër Lilës. Ditët e fundit kanë qarkulluar lajmet se ai ka bërë të ditur trajnerit argjentinas që nuk do ta rinovojë kontratën dhe dëshiron të transferohet vetëm te Reali i Madridit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"