Mbape i lëshon sinjale Realit: Zizu dhe Ronaldo model për karrierën, do jetë diçka speciale nëse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2020 | 13:52

Mbape i lëshon sinjale Realit: Zizu dhe Ronaldo model për karrierën, do jetë diçka speciale nëse…

Kilië Mbape vazhdon t’i japë sinjale dashurie Realit të Madridit, edhe pse këtë herë është më i përmbajtur. Në një intervistë për mediat angleze ai thotë se Zinedin Zidan ka qenë modeli që ka ndjekur në karrierë dhe më pas Kristiano Ronaldo. Ai i thuri elozhe Liverpulit, por tha se për momentin është i fokusuar tek objektivat me PSG-në.mbape

MODELET – “Në fillim ishte Zidan, për gjithçka që ka arritur me kombëtaren e Francës. Pastaj ishte Kristiano Ronaldo. Ka fituar shumë në karrierën e tij dhe vazhdon të jetë fitues edhe pas kaq shumë sukseseve. Të dy kanë një vend të rëndësishëm në historinë e futbollit botëror dhe unë gjithashtu dua që të lë gjurmë në librat e historisë”.

AMBICIET – “Vitin e ardhshëm do të luajmë Europianin dhe dua që të dalim kampionë aty. Objektivi im më i madh është fitorja e Ligës së Kampioneve dhe të jem pjesë e PSG-së kur ta arrijmë këtë sukses të madh. Do të jetë diçka speciale”.

LIVERPULI – “Këtë sezon ka qenë një makineri e frikshme në Premier Ligë. Ka fituar shumë ndeshje dhe dukeshin si fitore të lehta, por e vërteta është që në futboll nuk ka ndeshje të lehta. Të arrish kaq shumë ndeshje duke fituar, duhet ekip i mirë dhe trajner i mirë”.Mbape

FONDACIONI – Ka shumë fëmijë nëpër botë që kanë potencial të madh, por nuk kanë para apo mundësinë për ta shprehur këtë potencial. Kur isha më i vogël doja të shihja idhujt e mi dhe tani dua që të vegjlit të më shohin mua. Dua që t’i ndihmoj për të bërë diçka ndryshe në karrierën e tyre”.

“TOPI I ARTË” – “Do të ishte mirë që ta fitoja, por nuk është diçka që ma nxjerr gjumin e natës. Nuk i kam vënë limit vetes që duhet ta fitoj këtë vit apo vitin tjetër. Unë nuk jam i fiksuar pas trofeve individualë, por vendos përpara së gjithash PSG-në dhe Francën. Nëse titujt do të vijnë, atëherë janë bonuse”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"