Mançini: Interin e rindërtova unë, tani dua Italinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 12, 2018 | 11:56

Mançini: Interin e rindërtova unë, tani dua Italinë

Roberto Mançini del hapur. Trajneri aktual i Zenitit të Shën Pjetërburgut nuk fshihet dhe i ka bërë të qarta qëllimet në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”:

“Kam një ëndërr: të fitoj si teknik i Kombëtares atë që nuk fitova si lojtar. Një Botëror. Ose edhe një Europian; do ishte një nder i madh.

Roberto-Mancini_8

Në vijim “Mancio” ka diskutuar edhe temën “Inter”, me tashmë një vit e gjysmë distancë nga largimi i fundit:

“Skuadra e Spaletit në rënie, si e imja? Ka një ndryshim: unë e rindërtova skuadrën, kjo e tanishmja ka dy vite eksperiencë dhe më shumë miliona të investuar.

spaleti mancini

Rafinja? Ka eksperiencë e cilësi. Sot zikaltërve u duhet një sulmues i shpejtë, tipi i Mertens apo Salah.

Liga e Kampionëve? Unë Interin e shoh në vendin e tretë. Për mua, edhe kështu janë më të fortë se Roma e Lacio”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"