Mançester Junajtid kërkon lojtarin e Realit, përgjigja e Perez është e prerë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 23, 2019 | 18:59

Mançester Junajtid kërkon lojtarin e Realit, përgjigja e Perez është e prerë

Ole Gunnar Solskjaer dëshiron të përforcojë skuadrën e tij, dhe reparti që ka më shumë nevojë për ndërhyrje duket se është mbrojtja.Raphael-Varane-678488

Trajneri i “Djajve të kuq” iu ka shprehur dëshirën e tij për mbrojtjen drejtuesve. Tekniku pëlqen shumë mbrojtësin e Real Madridit, Rafel Varan , dhe e dëshiron në skuadrën që ai drejton. Drejtuesit u interesuan për 26-vjeçarin, dhe morën një përgjigje të prerë nga presidenti Florentino Perez. Sipas “DailySar” përgjigjja e tij ishte, nëse e doni lojtarin paguani klauzolën e tij.vARANE

Francezi ka një klauzolë lirimi prej 500 milionë euro, dhe transferimi i tij në “Old Trafford” bëhet pothuajse i pa mundur. Pas dështimit për të transferuar , Meguaiër, DeLigt dhe Kulibali, tashmë vjen edhe një tjetër dështim për të transferuar një mbrojtës me emër, për Junajtin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"