Magani: Teuta po përmirësohet, duam Europën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2016 | 9:45

Magani: Teuta po përmirësohet, duam Europën

“Qëllimi i kësaj ndeshjeje ishte testimi i gjithë grupit, në mënyrë që të shikonin se deri ku kemi mbërritur me fazën përgatitore, e cila ka qenë e ngarkuar për lojtarët.gugash magani Më kënaq fakti që nuk u dëmtua asnjë lojtar, ndërsa rezultati nuk më shqetëson, pasi ishte thjesht një ndeshje kontrolli për ne.

Nga ajo që kam parë në stërvitje, por edhe në testin ndaj Partizanit, vë re se ekipi po përmirësohet nga dita në ditë.

Partizani ka bërë një merkato të fuqishme dhe pretendon për të dalë kampion, ndërsa ne synojmë Kupat e Europës. Fundvitin e kaluar fituam në “Qemal Stafa” ndaj Partizanit, por tani shikoj një skuadër më të fortë”, u shpreh trajneri i Teutës, Magani, pas ndeshjes

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"