Magani paralajmëron dorëheqjen pas barazimit: Ka diçka që nuk shkon…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2018 | 18:29

Magani paralajmëron dorëheqjen pas barazimit: Ka diçka që nuk shkon…

Trajneri Gugash Magani, që drejton ekipin e Trepça ’89, ka paralajmëruar dorëheqjen pas ndeshjes së barazuar me Ballkanin 0-0. Për “SuperSport” ai deklaroi se ka diçka që nuk shkon dhe se do të bisedojë me presidentin për këtë.

magani

“Ky është një rezultat i papranueshëm për ne. Kishim një lojtar më shumë në fushë dhe ata krijuan raste më shumë se ne. Mendoj se lamë 2 pikë që na largojnë nga objektivat. Nuk jam aspak i kënaqur pasi skuadra nuk u përgjigj në fushë. Kur ka diçka që nuk shkon, trajneri merr përgjegjësitë, do të flas me presidentin. Kam pasur besim te vetja, dhe kam ende, mirëpo vjen një moment që diçka nuk shkon më”, përfundoi ai. Trepça ’89 gjendet në kuotën e 6 pikëve në po kaq javë kampionat.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"