Luzi shpreson ende te mbijetesa, synon sot fitoren kundër Lushnjës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 13, 2024 | 12:19

Luzi shpreson ende te mbijetesa, synon sot fitoren kundër Lushnjës

Ndaj Besës e së fundi ndaj Kastriotit, Luzi ndërpreu serinë e rezultateve pozitive të fillim fazës. Kur kanë mbetur edhe 5 javë kampionat, për Luzin ka ende shpresë.

treni luzi

Pavarësisht se mbetet ekipi më i rrezikuar krahas Tomorit, luznjakët premtojnë se do të vijojnë të respektojnë garën deri në fund përtej çdo rezultati. Më shumë se sa te fitoret e tyre, ata shpresojnë edhe në ndonjë hap fals të rivalëve, kur shorti i përplas ata në 4 javët e fundit njëri me tjetrin. E që të ndodhë kjo, Luzi duhet të fitojë ndaj lagunarëve sot për të shpresuar.

Lushnja mbetet një ekip me të cilin gjithnjë loja e Luzit ka shprehur vlerat maksimale dhe kështu besohet se do të ndodhë edhe këtë herë. Golashënuesi i tyre më i mirë, Itodo Mandela, për “Panorama Sport” shprehu garancinë, se golat e tij do të vijojnë në shërbim të ekipit. Por, Luzi ka edhe lojtarë të tjerë si Patrik Treni apo Redi Veriu, prej të cilëve pret të shënojnë. Një fitore sot do ta mbante Luzin në garë, në të kundërt do t’ia vështirësonte pa masë luftën për mbijetesë, pasi pas këtij takimi mbeten vetëm 12 pikë në dispozicion.

luzi

FERIZ FERIZAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"