Lushnja sërish miqësore ndaj Orikut, Musaku: Vonesa po na dëmton

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 21, 2020 | 13:29

Lushnja sërish miqësore ndaj Orikut, Musaku: Vonesa po na dëmton

Lushnjarët vijojnë të përgatiten për startin e kampionatit. Pasi kanë mësuar prej gati dy javësh se premiera do të jetë me Besën, të gjithë janë në pritje të datës së kësaj ndeshjeje. Mungesa e një date zyrtare ka bërë që atmosfera në “Roza Haxhiu” të bjerë ndjeshëm.

Lushnja

Në një prononcim për “Panorama Sport”, mbrojtësi, Dionis Musaku u shpreh: “Jemi duke pritur me padurim startin e kampionatit, pasi kjo vonesë na ka dëmtuar të gjithëve. Duke ditur që nuk do të luhet në fundjavë, edhe neve na ulet përqendrimi, pasi është ndeshja e radhës ajo që na motivon.

Musaku

Nesër(sot) do të luajmë një ndeshje miqësore me Orikun, që do të na shërbejë për t’u kolauduar më shumë. Për sa i përket ndeshjes me Besën, nuk e di çfarë të them sepse nuk e dimë kur do të luajmë. Duke shpresuar të luhet sa më shpejt, mendoj se do të jetë një ndeshje e fortë. Kundërshtari është forcuar, ka një ekip cilësor, por ne po përgatitemi gjatë kësaj periudhe për një start pozitiv.

Musaku2

Shpresoj të hapet drita jeshile edhe për tifozët, që Lushnja i ka të shumtë dhe të zjarrtë. Një publik që i jep shtysë ekipit të Lushnjës”. Lushnjarët do të luajnë sot një ndeshje miqësore me Orikun, që do të jetë e treta mes tyre. Dy miqësoret e para janë fituar nga Oriku, 0-4 në “Roza Haxhiu” dhe 1-0 në stadiumin e bregdetarëve.

ALBAN ALUSHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"