Lushnja mundet përsëri, Tetova: Ndeshje për t’u harruar, por besoj te ky grup

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 31, 2022 | 21:07

Lushnja mundet përsëri, Tetova: Ndeshje për t’u harruar, por besoj te ky grup

Lushnja vazhdon të vuajë në transferta dhe kjo u pa edhe në stadiumin “Shkumbini”, ku e priste Besa. Nuk ka marrë asnjë pikë në 7 javë të luajtura dhe ky është një handikap i madh për një skuadër që ka pretendime. Edlir Tetova thekson se kjo ndeshje ishte e gjitha për t’u harruar.

EDLIR TETOVA 1 (1)

E megjithatë, që të mos rëndojë ndoshta më shumë grupin, tregohet “i kursyer” me kritikat. Gjatë deklaratës së dhënë për “Panorama Sport”, durrsaku i stolit lushnjar tha:

“Një ndeshje që duhet harruar. Patëm dy raste që nuk i shfrytëzuam. Në ekip ka futbollistë me shumë cilësi e përvojë dhe nga ndeshja në ndeshje besoj se do të bëjnë më mirë. Unë kam besim se ky grup i ka të gjitha kualitetet e mundësitë të zhvillojë jo vetëm lojëra më të mira, por edhe rezultative”.

FERIZ FERIZAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"