Luhet Superkupa, shikoni formacionet e mundshme të Bajernit dhe Sevijes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2020 | 15:47

Luhet Superkupa, shikoni formacionet e mundshme të Bajernit dhe Sevijes

Shumë pak ndryshime pritet që të kenë të dyja skuadrat për ndeshjen e sotme për Superkupën, mes Bajernit dhe Sevijes. Kampionët e Gjermanisë do të luajnë me një mungesë kryesore, atë të Kingslei Komanit, ndërkohë që pjesa tjetër e skuadrës pritet të jetë e plotë.

bayern-munich-champions-league-sevilla-europa-league-super-cup-trophy-composite_1ecnfdcl1h4pp1wcq1pkd41l35

Leroi Sane do të ketë mundësinë të shkëlqejë në arenën europiane për herë të parë me fanellën e Bajernit. Gjermani ishte një nga lojtarët më të mirë për skuadrën e tij në ndeshjen e parë ndaj Shalkes.

Robert Levandovski do të jetë gjithashtu në formacion dhe pas dyshimeve për një mungesë. Në krahun tjetër Lopetegui nuk pritet të ndryshojë shumë nga skuadra që luajti në finalen e Ligës së Europës ndaj Interit. Suzo, De Jong dhe Okampos pritet të jenë nga minuta e parë në finalen ndaj Bajernit të Mynihut.

FORR FORM

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"