Luhet në “Air Albania”, njihuni me statistikat e derbit Tirana-Dinamo

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 17, 2024 | 10:07

Luhet në “Air Albania”, njihuni me statistikat e derbit Tirana-Dinamo

Tirana ka luajtur muajin e fundit gjithmonë jashtë fushës së saj, edhe pse ishte pritëse. Skuadra kryeqytetase ka qenë në fakt udhëtuese në çdo sfidë në muajin e fundit, pasi ka luajtur në “Elbasan Arena” ndeshjet si pritëse sepse “Selman Stërmasi” është në gjendje të mjerueshme prej shumë kohësh.

tirana dinamo

Sot udhëtimi i saj merr fund, pasi do të kthehet përsëri të luajë në kryeqytet. Shkak bëhet derbi i javës së 28-të kundër Dinamos, që merr një rëndësi shumë të veçantë për të dy skuadrat, të cilat janë kthyer në rivale direkte për një vend në “Final Four”. Takimi i planifikuar do të luhet të dielën në orën 17:00 dhe do të zhvillohet kësisoj në impiantin më të madh në vend, për t’i kthyer përsëri kryeqytetasit në Tiranë.

STATISTIKAT PËR TIRANA-DINAMO

Ndeshje në total: 146 Fitore Tirana: 63 Barazime: 35 Fitore Dinamo: 48

Golavarazhi: 221-186

Fitorja e fundit e Tiranës 12.1.2024, Tirana-Dinamo 3-2

Barazimi i fundit 28.10.2023, Dinamo-Tirana 1-1

Fitorja e fundit e Dinamos 21.5.2022, Dinamo-Tirana 2-1

Vendi: 5-6 Pikë: 36-36

Vlera e skuadrave Tirana: 4.25 milionë euro, Dinamo: 3.68 milionë euro

Mosha mesatare e skuadrave Tirana: 24.6, Dinamo: 23.9

Lojtari më i vjetër Tirana: Ilion Lika (43 vjeç), Dinamo: Fatjon Andoni (32 vjeç)

Lojtari më i ri Tirana: Glenis Belloj, Jordi Jaku (17 vjeç), Dinamo: Dejvi Duro (17 vjeç)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"