Luhet derbi i parë i sezonit, ja dy sfidat e parashikuara për ditën e sotme në Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 27, 2023 | 8:29

Luhet derbi i parë i sezonit, ja dy sfidat e parashikuara për ditën e sotme në Superiore

Kategoria Superiore ka zhvilluar ditën e djeshme 2 ndeshjet e para të debutimit për sezonin e ri 2023-2024, teksa sot do të luhen edhe dy ndeshje të tjera.

superiore

Laçi do të presë në shtëpi Erzenin në ndeshjen e planifikuar të luhet në orën 17:00, aty ku dy skuadrat kanë pasur ndryshime të shumta në merkaton e verës dhe kurioziteti për të parë dy ekipet, është i madh. Stavri Nica do të kërkojë ta nisë me fitore kampionatin para tifozerisë kurbinase, teksa nga ana tjetër, shijakasit duhet të tregojnë se janë gati për këtë sezon.

Në orën 20:00 do të luhet edhe derbi i parë i kampionatit, mes Dinamos dhe Tiranës. Takimi është planifikuar të luhet në stadiumin “Elbasan Arena”, aty ku Dinamo tashmë e riformatuar, do të provojë të rikthehet në Superiore me fitore, përballë një Tirane të konfirmuar nga sezoni i fundit, pavarësisht se në merkato ka bërë disa ndryshime.

17:00 LAÇI – ERZENI
20:00 DINAMO – TIRANA

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"