Luhen ndeshjet e Kategorisë së Dytë, ja të gjitha përballjet e ditës së sotme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2020 | 11:03

Luhen ndeshjet e Kategorisë së Dytë, ja të gjitha përballjet e ditës së sotme

Ditën e sotme, do të luhen sfidat e javës së 15-të të Kategorisë së Dytë, në të dyja grupet.

kategoria_e_dyte_nr-470x237-470x237-470x2371-470x237

Në Grupin A, atë të Veriut, ditën e sotme do të zhvillohen dy ndeshje. Internacionali do të përballet me Spartakun, ndërsa Vllazia B me Mirditën. Ditën e djeshme Gramshi mundi Sopotin 2-1, ndërsa Ada Klosin me rezultatin  3-0. Ndërsa nesër do zhvillohet derbi Tirana B-Partizani B.

Në Grupi B, atë të Jugut, do të zhvillohen të gjitha takimet e kësaj jave. Tomori do të luajë ndaj Skraparit në transfertë. Maliqi pret Tepelenën në shtëpi, ndërsa Albpetroli luan ndaj Gramozit.

Ja të gjitha përballjet dhe renditja në të dyja grupet:

kategoria e dyte

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"