LUFTËTARI / Mamani: Emocionues goli i parë si i rritur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 29, 2021 | 20:29

LUFTËTARI / Mamani: Emocionues goli i parë si i rritur

Klaudio Mamani ishte një ndër protagonistët e fitores së kthesës së Luftëtarit. Skuadra mundi 4-2 Memaliajn dhe veç tripetës së Shefqet Bonit, la shenjë edhe goli i sulmuesit të ardhur nga të rinjtë e Butrintit:

Luftetari Permeti2

“Përjetova emocione të veçanta, pasi ishte goli i parë me ekipin e të rriturve. Nuk e kisha provuar këtë ndjesi, ndaj dhe vrapova drejt stolit për të festuar me shokët dhe stafin teknik. Ndeshja me Labërinë është test shumë i vështirë për ekipin tonë.

Gjithsesi, ne besojmë tek aftësitë tona si grup. Ka pak rëndësi nëse do të jem pjesë e formacionit, rëndësi ka rezultati pozitiv, i cili është edhe qëllimi i të gjithëve”.

TOMOR SHEHU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"