Luftëtari bën gati kthesën, Kristidhi: Fitojmë me Pogradecin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 9, 2023 | 16:32

Luftëtari bën gati kthesën, Kristidhi: Fitojmë me Pogradecin

AF Luftëtari pësoi të dielën humbjen e dytë sezonale, teksa u mposht nga Devolli në transfertë me shifrat 4-1, në një ndeshje ku gjirokastritët shënuan të parët, por më pas u përmbysën në fushën e mbuluar nga dëbora.

dfsdfsdfsdfsd

Gjirokastritët kishin humbur më parë vetëm në startin e kampionatit ndaj AF Elbasanit në transfertë me shifrat 2-0. Këto dy humbje dhe barazimi 2-2 ndaj Albpetrolit në shtëpi, kurrsesi nuk mund t’ia zbehin ecurinë fantastike ekipit të drejtuar nga Arben Çoni, që ka marrë 7 fitore deri më tani. Të dielën në Gjirokastër, bluzinjtë kanë mundësinë më të mirë për të reaguar ndaj Pogradecit kryesues, duke pasur kështu një shans edhe për t’u afruar me vendin e parë, pasi janë katër pikë më pak se liqenorët pas 10 javësh.

DEKLARATA – Administratori i AF Luftëtarit, Fotis Kristidhi, shpreh bindjen se skuadra do të bëjë kthesën të dielën, duke qenë pranë objektivit të vendosur në fillim të sezonit. “Në Devoll, si në çdo ndeshje, shkuam me objektiv marrjen e fitores. Humbja ishte zhgënjyese, por kjo s’do të thotë se jemi dorëzuar. Bora e rënë, temperaturat e ulëta, për më tepër shumë fusha ku luajtëm, na privuan ndjeshëm lojën që ne aplikojmë. Kemi një skuadër që veçohet për lojën teknike dhe kundërsulmin e shpejtë. Në të tilla kushte, e patëm të pamundur të shpreheshim në fushë.

Ekipi gaboi në mbrojtje, duke u ndëshkuar nga dy goditje standarde. Jemi brenda objektivit dhe ka vend për t’u korrigjuar. AF Luftëtari funksionon si një familje e madhe. Edhe kur fitojmë, edhe kur humbim, të gjithë kanë meritë dhe përgjegjësi. Tashmë na duhet të ulim kokën dhe të punojmë për ndeshjen e radhës. Duhet të rikthemi te fitorja në ndeshjen me Pogradecin”, ka thënë Kristidhi në prononcimin e djeshëm për “Panorama Sport”.

TOMOR SHEHU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"