Luajti vetëm 15 minuta përballë Milanit, ja nota që mori Armando Broja nga “Transfermarkt”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 6, 2022 | 21:21

Luajti vetëm 15 minuta përballë Milanit, ja nota që mori Armando Broja nga “Transfermarkt”

155 minuta ka luajtur me Çelsin këtë sezon Armando Broja. Për të, 5 prezenca në kampionat për një total prej 85 minutash, të cilave u bashkohen 70 minutat e grumbulluara gjatë tri prezencave në fazën e grupeve.

 

ARMANDO BROJA

Për shqiptarin asnjë gol dhe asnjë asist deri në këtë pikë të sezonit, teksa dje ndaj Milanit u mundua të tregonte se interesi i kampionëve të Italisë ndaj tij nuk është rastësor.

I futur në fushë për të zëvendësuar Stërlingun, 21-vjeçari u vendos në rolin e terminalit ofensiv, por në 17 minuta lojë së bashku me shtesat nuk u shërbye asnjëherë në mënyrë që të provonte portën.

10 prekje topin për Brojën dhe 86 për qind sukses në kontroll. Nota totale e paraqitjes së tij ishte 5.9 sipas “Transfermarkt”. Aspak keq nëse merret në konsideratë minutazhi dhe rezultati.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"