Luajnë ndaj Labërisë, flet trajneri i AF Luftëtarit: Do jetë e vështirë, por duam vetëm fitore!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 31, 2021 | 11:49

Luajnë ndaj Labërisë, flet trajneri i AF Luftëtarit: Do jetë e vështirë, por duam vetëm fitore!

Luftëtari udhëton në Vlorë këtë fundjavë, atje ku do të përballet me Labërinë. Është një nga transfertat më të vështira të Kategorisë së Dytë dhe këtë e pranon vetë Petraq Meçi. Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”, trajneri thotë:

Luftetari Permeti2

“Është transfertë më shumë se vështirë, por jo e pamundur për t’u kaluar. Ekipi ka potencialin e duhur për t’u përballuar si i barabartë me kundërshtarin.

Nga futbollistët e mi nuk kërkoj gjë tjetër veç të tregohen të qetë dhe korrektë në zbatimin e detyrave tekniko-taktike.

Grupi është i plotë, 100% i gatshëm për të marrë rezultatin pozitiv. Pas dëmtimeve të dy javëve më parë, Gaba dhe Qëndro do të jenë pjesë e stolit, edhe pse jo në kondicionin e duhur fizik për ta nisur lojën si titullarë.

Luftëtari do të shpalosë cilësitë e tij më të mira për t’u ngjitur sa më lart në tabelën”.

TOMOR SHEHU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"