“Lu-La” me dy fytyra, sulmin e Interit e mban Romelu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 22, 2020 | 0:19

“Lu-La” me dy fytyra, sulmin e Interit e mban Romelu

“Arma” është ndalur në momentin më të bukur. Jo se është arsyeja e vetme për të cilën Interit i është dashur të braktisë ëndrrën e titullit, por me siguri ajo që dallohet më shumë. Sepse, në këtë sezon me “dy kampionate në një”, është shfaqur një Inter që për muaj me radhë është varur nga golat e dyshes Lukaku-Lautaro.

lukaku lautaro

Më pas u pa Interi i ri postkarantinës, që ka hasur vështirësi të mëdha në “vrasjen e kundërshtarit” siç dinte të bënte në pjesën e parë të sezonit. Romelu Lukaku ka vazhduar të bëjë liderin, ka bërë të ndihet pasha e madhe e personalitetit të tij si për kundërshtarët po ashtu edhe shokët e skuadrës.

Ndërkohë që Lautaro Martinez ka mbetur pezull, me trupin në Milano dhe mendjen e shpërqendruar nga zërat e shumtë të merkatos, sepse joshja e Barcelonës nuk e ndihmon të flejë i qetë. Dhe sondazhet e fundit të Mançester Sitit të Guardiolës janë dëshmia se si statusi i “Demit” ka ndryshuar: nga talent me perspektivë në një nga sulmuesit më të mirë të Europës.

NË SHILARËS – E këtu qëndron diferenca e lehtë mes dy kampionateve të Interit. Në pjesën e parë të sezonit “LuLa” nuk ndalej: gola me breshëri, paraqitje gjithmonë të nivelit të lartë, aftësi për të mbajtur në nivel të lartë tmerrin në sytë e mbrojtësve kundërshtarë. Kthesa negative ka nisur ditën e Inter-Kaljari, 26 janar 2020, me përjashtimin me karton të kuq të “Demit” që sinjalizoi nisjen e krizës së nervave të sulmuesit argjentinas.

Karantina duket të ketë rikthyer në formë Lautaron, aq sa ai dhe Lukaku u rikthyen të shënojnë së bashku ditën e rinisjes kundër Sampit: ngjarje që nuk ndodhte nga ndeshja e parë e 2020-ës, transferta në Napoli. Nga ai moment Lautaro dalëngadalë është “zhdukur”, ndërsa Romelu në çdo rast ka tërhequr pas vetes skuadrën.

Mbrëmjen e së dielës Lukaku u rikthye sërish në fushë pas dy ndeshjesh pushimi (u la pushim nga Konte edhe për shkak të problemeve që ka pasur në kofshën e djathtë dhe në shpinë) dhe mori përsipër goditjen nga pika e bardhë, duke shënuar penalltinë e gjashtë nga gjashtë tentativa dhe duke realizuar golin e 13-të në transfertë në vitin e tij të parë në Serinë A: askush si ai më parë në historinë e kampionatit italian.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"