Lokomotiva e Zagrebit tenton finalen, flet Uzuni: E kemi kualitetin, dua të shënoj sa më shumë gola për ekipin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2020 | 14:12

Lokomotiva e Zagrebit tenton finalen, flet Uzuni: E kemi kualitetin, dua të shënoj sa më shumë gola për ekipin

Lokomotiva e Zagrebit luan të shtunën në mbrëmje me Slaven Belupo, në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Kroacisë.uzuni4

Një ndeshje ku Lokomotiva do të kërojë të kalojë në finale, duke u mbështetur edhe te lojtarët shqiptarë që ka në ekip, të cilët janë të shumtë. Një nga shqiptarët është edhe Myrto Uzuni, i cili është edhe një nga lojtarët më të mirë të ekipit. Pikërisht beratasi, së fundmi ka folur për faqen zyrtare të klubit kroat, teksa është shprehur se të gjithëve i kishte munguar rikthimi në fushën e lojës, dhe janë shumë të lumtur tani që mudn të luajnë.

“Jam shumë i lumtur që jemi rikthyer në fushë. Të gjithëve na ka munguar futbolli. Kemi punuar shumë, shpresoj të vazhdojmë në nivelin që kemi qenë. Skuadra është fantastike, duhet të konfirmojmë veten në ndeshjet e ardhshme.

E kemi kualitetin për të dalë në finale, uroj të luajmë mirë dhe të fitojmë. Duam të rifillojmë aty ku e lamë, skuadra dhe unë personalisht. Dua të vazhdoj të shënoj gola, do lumturohesha shumë nëse shënoj dhe dërgoj Lokomotivën në finale.”, u shpreh Uzuni.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"