Lojtarët e morën me sportivitet golin e minutës së fundit, por tifozët në qytet…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 19, 2017 | 20:49

Lojtarët e morën me sportivitet golin e minutës së fundit, por tifozët në qytet…

Skënderbeu, pas barazimit të vlefshëm me një gol në fushën kundërshtare ndaj Dinamos së Zagrebit, në transfertë, tashmë është rikthyer në Shqipëri, për të vijuar nga Korça përgatitjet për takimin e kthimit që do të luhet më 24 gusht në “Elbasan Arena”. Megjithatë, nuk ka kaluar pa peripeci kthimi i bardhekuqve në Korçë, që kërkonin të zhvillonin që dje seancën e parë, të paktën sipas planit që kishte bërë trajneri Ilir Daja.

Daja

Jo gjithçka shkoi sipas planit të trajnerit. Mjaftoi një vonesë në nisjen e avionit, e shkaktuar si pasojë e “ngrirjes” së punës nga ana e aeroportit të Zagrebit, që korçarët të niseshin në orën 14:30 nga kryeqyteti kroat, për të mbërritur në 15:30 në Shkup. Duke parë largësinë nga Shkupi drejt Korçës, trajneri Daja ka anuluar seancën e djeshme duke e lënë ekipin pushim.

Ndryshimin e planit stërvitor, lojtarët e kanë shfrytëzuar për të zhvilluar shëtitje të shkurtra, fillimisht në Zagreb. Bardhekuqtë pas mbërritjes në Shkup kanë udhë- tuar me autobus në drejtim të Korçës për të mbërritur më pas në juglindje rreth orës 21:00.

HUMORI

Pa dyshim, barazimi i marrë në Zagreb ka qenë një rezultat mjaft pozitiv për ekipin e Skënderbeut. Pavarë- sisht se lojtarët dhe drejtuesit u mërzitën disi nga mënyra sesi erdhi goli i barazimit, edhe për faktin se Skënderbeut iu mohua një gol i rregullt, ditën e djeshme situata ishte më e qetë dhe harmonia ishte më e madhe te të gjithë lojtarët. Këtë e tregojnë edhe fotot që disa prej futbollistëve të Skënderbeut i postuan në rrjetet sociale, në “Instagram” dhe “Facebook”.

20986536_10211521573212242_1770385948_n

Rekordin e fotove të postuara gjithmonë e mban Gledi Mici. Mbrojtësi fierak i Skënderbeut si fillim ka postuar foton me familjen e mbrojtësit kroat, Marko Radas, ndërsa më pas nga Zagrebi, gjatë ditës së djeshme “zbulon” edhe shpëtimtarin e portës, Orges Shehi, në një pozim pranë katedrales së kryeqytetit kroat. Pas Micit, serinë e postimeve e vijon edhe Sabjen Lilaj me një moment gëzimi, si për të treguar se barazimi i së enjtes ka qenë një rezultat mjaft pozitiv për Skënderbeun.

20938738_10211521573052238_1689167990_n

Të njëjtën gjë bën edhe Bakari Nimaga, por ndryshe nga Lilaj, fotos së gëzimit te rasti i golit i shton edhe një foto nga fluturimi në qiell drejt Shkupit. Ndeshjen mes Dinamo Zagreb dhe Skënderbeut e kanë pasqyruar me foto edhe dy shqiptarët që luajnë për ekipin kroat.

20979659_10211521573012237_1096421733_n

I pari, nga tribuna ishte Endri Çekiçi, i cili nuk ishte grumbulluar për këtë takim që për të ishte një derbi i rëndë- sishëm mes origjinës dhe të tashmes. Ndërsa Amir Rrahmani tregon momentin para ndeshjes me shokun e ekipin Fioliç, ku në sfond duket edhe flamuri shqiptar në ambientet e dhomave të zhveshjes së Dinamos së Zagrebit.

20986148_10211521572972236_2067429582_n

ATMOSFERA

Barazimi në “Maksimir” është përjetuar si humbje në qytetin juglindor të vendit. Mënyra se si ekipi luajti këtë takim, me një pjesë të parë të shkëlqyer, me një gol të anuluar mes gabimeve të shumta të arbitrave, është konsideruar si një humbje në radhët e sportdashësve korçarë.

Jo vetëm të zhgënjyer nga barazimi pas ndeshjes, por edhe dje paradite ishin të pakët ata korçarë që flisnin me bindje se barazimi 1-1 ishte në rezultat pozitiv dhe i merituar nga Skënderbeu. Shumica e tifozëve dëgjoheshin teksa flisnin për dominim të lojës nga ana e ekipit të tyre dhe zhgënjim për të barazim në fund, që të linte shijen e humbjes.

Ujqerit e debores

Megjithatë, shpresat te të gjithë janë të mëdha. Ka edhe nga ana që kanë filluar prej ditës së djeshme të bëjnë parashikimin e fitores së Skënderbeut në Elbasan dhe dëshirën për një grup të mirë ku të përfshihet edhe ndonjë ekip “big” në Europa Ligë pas kualifikimit. Ëndrra në Korçë ka filluar, tashmë 24 gushti pritet me gëzim në kampin korçar.

LLAZI SARO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"