“Lojë për turp”, shpërthen Ilir Gjyla: Duhet ta kemi frikë rënien, nuk lejoj të vijnë të tallen në fushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2021 | 12:56

“Lojë për turp”, shpërthen Ilir Gjyla: Duhet ta kemi frikë rënien, nuk lejoj të vijnë të tallen në fushë

Ilir Gjyla nuk e fsheh zhgënjimin pas humbjes 0-3 me Egnatian. Trajneri e quan të turpshme këtë disfatë, ndërsa hapur hedh kritika për lojtarët.

143159231_2780720625502450_4582118011786199996_n

“Ishte një ndeshje jo vetëm për t’u harruar, por një lojë për turp. Nëse futbollistët nuk kanë turp, kemi ne si staf. U kërkuam të jenë të përqendruar, por vetëm të tillë nuk u panë në fushë.

Nuk vraponin e as u bënë me djersë, përtej temperaturave të ditës. Gati-gati të jepnin imazhin e një ndeshjeje… Nuk ka lidhje, nuk është ndeshje e lënë. Ashtu si luanin futbollistët, mund të luaj edhe unë. Kemi marrë disa futbollistë edhe nga rrethet, nuk ua vë fajin atyre absolutisht.

Unë jam pjesë e skuadrës edhe vetë, por nuk i kemi marrë vetëm për të marrë lekët. O burra se në Lushnjë jepen lekët dhe të vijnë e të tallen në fushën e lojës. Të përqendrohen mirë, se kështu luaj edhe me të rinjtë unë dhe nuk e kam problem fare. Të përqendrohen mirë të gjithë, komplet skuadra. Po e përsëris, kështu luaj edhe me të rinjtë, nuk ka asnjë problem fare. Ndërkohë që edhe fitoj lojtarë”, tha Gjyla. Lushnja pësoi gol që në minutën e parë dhe nuk e mori më veten dhe kjo është tjetër gjë që e shqetëson trajnerin.

Lushnja-Egnatia

“Nuk është hera e parë. Mungesa e përqendrimit është shkaku që nuk kemi katër pikë më shumë nga ndeshjet me Turbinën dhe Besën. Në ndeshjen me Egnatian mungesa e përqendrimit rezultoi që në minutën e parë.

Të mos kesh përqendrim që në minutën e parë, kur ende nuk ka filluar loja… Nuk e kuptoj as vazhdimësinë. Ke pësuar gol, por ndëshkohesh nga i dyti në të njëjtën situatë. Ishte ‘fotokopje’ e golit të parë. Duhet të vëmë pikat mbi ‘i’ dhe futbollistët t’ia vënë gishtin kokës. Kështu, nuk mund të vazhdohet. Nuk mund të pretendojmë për më lart, por duhet të kemi frikë për rënien poshtë”, përfundoi Gjyla.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"