Llogaritë me rivalët direkt të Partizanit, barazime me shumicë për “demat e kuq”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 9, 2024 | 17:20

Llogaritë me rivalët direkt të Partizanit, barazime me shumicë për “demat e kuq”

Te Partizani e thonë shpesh se me rivalët direkt bilanci është pozitiv dhe se skuadra zgjohet ndaj këtyre ekipeve. Vllaznia është i vetmi rival, me të cilin Partizani i ka mbyllur llogaritë. Edhe pse shkodranët kanë arritur të grumbullojnë tri pikë më shumë në renditje, Partizani ka një bilanc më pozitiv në ndeshjet direkte.

partizani

Barazimi i djeshëm ishte i treti në këtë sezon ndaj kuqebluve, kundrejt një fitoreje të “demave” në startin e kampionatit. Kundërshtari i radhës është Egnatia, me të cilën sundojnë barazimet. Tre rezultate identike 1-1 kanë regjistruar këto dy skuadra në betejat e shkuara. Në përballjen e së dielës do të vuloset bilanci sa i përket ndeshjeve direkte. Të njëjtën gjë do ta bëjnë edhe ndaj Dinamos një javë më pas.

Edhe ndaj bluve bilanci është thuajse i barabartë, me një gol më shumë të shënuar nga “demat”. Skënderbeu mbetet “makth” i të kuqve, si e vetmja që e ka mposhtur dy herë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"