Llapi shkund Ballkanin, flasin dy trajnerët. Batatina: Jam teknik i dëshmuar, ja formula fituese. Daja: Shpërdoruam shumë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 9, 2023 | 18:29

Llapi shkund Ballkanin, flasin dy trajnerët. Batatina: Jam teknik i dëshmuar, ja formula fituese. Daja: Shpërdoruam shumë

Trajneri Tahir Batatina ka thënë se fitorja 5-3 e Llapit ka ardhur pas punës së madhe që është bërë në javën që lamë pas. Ai ka thënë se e ka analizuar skuadrën e Ballkanit dhe e ka gjetur formulën për ta mposhtur.

MixCollage-09-Dec-2023-06-27-PM-4009

“Të gjithë e dinë se kush më ka motivuar për këtë fitore. Batatina nuk është trajner i provave. Jam trajner i dëshmuar. Djemtë bënë maksimumin dhe u angazhuan shumë. Kjo është fytyra e vërtetë e Llapit. Mendoj që ishte lojë e luftuar nga të dyja skuadrat. Ballkani ka cilësi brenda ekipit. Taktikisht, gjatë gjithë javës kam bërë analiza të thella. Bëra ndryshime sepse e kisha lojën nën kontroll.

Përndryshe, rezultati do të ishte edhe më bindës. Mendoj që kjo është diçka e mirë për Superligën pasi u tregua se këtu ka kualitet. Mendoj që gjithë skuadra funksionoi në çdo repart. Mbuluam mirë kundërshtarin. Shënuam golat në mënyrën më të mirë të mundshme, ashtu edhe siç ishim përgatitur”, ka thënë Batatina.

ILIR DAJA

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, ka thënë se u ka kushtuar shpërdorimi i rasteve në ndeshjen ndaj Llapit.

“E dinim se do të vinte humbja e parë për ne. Luajtëm mirë, por nuk ishte ndeshja më e mirë e sezonit. Bëmë gjithçka për ta barazuar rezultatin në 2:2. Kemi pasur edhe raste tjera për përmbysje të rezultatit. Ndoshta kjo mund të ishte një lloj gabimi në këtë ndeshje.

Por, pavarësisht ngarkesave, lojtarët dhanë maksimumin. Kemi bërë të mundur ta vazhdojmë ritmin e mirë në lojë. E kontrolluam lojën, por në futboll ndodhin edhe të tilla situata ku mund të ndëshkohesh”, ka thënë Daja pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"