Liverpuli “piketon” sulmuesin e Realit, gati 95 milionë euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 30, 2019 | 13:54

Liverpuli “piketon” sulmuesin e Realit, gati 95 milionë euro

Pas fitimit të Ligës së Kampionëve, tek Liverpuli nuk kanë ndërmend të ndalen.marko asensio

Sipas asaj që shkruan ”Sunday Express”, Jurgen Klop ka kërkuar ndërhyrje në merkato, dhe lojtari që pëlqehet është ylii i Real Madridit, Marko Asensio. Pas merkatos së fuqishme tek Reali, drejtuesit “LosBlankos” janë të gatshëm për të nisur një marrëveshje për shitjen e 23-vjeçarit.Asensio Mbape

Klop dëshiron një skuadër të fortë për sezonin e ri, dhe spanjolli shihet si një përforcim shumë i fortë. Mësohet se drejtuesit e “The reds”, do të paguajnë një shumë rreth 95 milionë euro, për ta pasur lojtarin në skuadrën e tyre.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"