VIDEO/ Mançester Siti nuk di të ndalet as në Champions, Dormtundi gëzohet vetëm 6 minuta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 6, 2021 | 23:52

VIDEO/ Mançester Siti nuk di të ndalet as në Champions, Dormtundi gëzohet vetëm 6 minuta

Është mbyllur me fitoren 2-1 të anglezëve, ndeshja Mançester Siti-Borusia Dortmund e vlefshme për fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

foden.gundogan.mancity.dortmund.2020.2021.abbraccio.750x450

Skuadra e Sitit gjeti rrugën e golit që në minutën e 19’ me mesfushorin belg, De Bryjne, i cili dërgoi ekipin e Guardiolës në dhomat e zhveshjes, në avantazh të një goli. Pjesa e dyte ishte e qetë deri në minutën e 84’, kur Marko Rojs hapi sfidën duke shënuar një gol mjaft të rëndësishëm i cili mund të jetë vendimtar për Dortmundin në ndeshjen e kthimit.

Por gëzimi i gjermanëve zgjati vetëm 6 minuta, teksa talenti anglez, Foden në minutën e 90’ të takimit shënoi golin e fitores për Sitin, e cila tani e sheh veten me një hap larg drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve.

FT| Siti-Dortmund 2-1

De Bryjne 19′, Foden 90’/ Rojs 84′


FORMACIONET ZYRTARE:

Mançester Siti: Ederson, Stons, Ruben Dias, Kanselo, Uoker, Rodri, Gyndoan, Mahrez, De Bryjne, Foden, Bernardo Silva. Trajner: P. Guardiola

Borusia Dortmund: Hitz, Akanxhi, Humels, Morej, Gerrero, Belingam, Emre Xhan. Dahud, Knauf, Haland, Rojs. Trajner: E. Terziç

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"