VIDEO/ Duel me luftë por pa gola të shënuar, Dinamo dhe Laçi ndajnë pikët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 27, 2024 | 23:59

VIDEO/ Duel me luftë por pa gola të shënuar, Dinamo dhe Laçi ndajnë pikët

Dinamo dhe Laçi kanë ndarë sot pikët në një barazim pa gola pas një dueli të luftuar në “Elbasan Arena”. Një barazim që nuk u shkon për shtat asnjë prej dy skuadrave për objektivat që kanë.

bandicam 2024-04-27 19-56-30-957

Pjesa e parë ishte pa ngjyrë, pasi skuadrat kishin frikë të pësonin gol dhe më shumë menduan që të mbroheshin dhe mbyllnin çdo hapësirë. Në të dytën, edhe pse kurbinasit e nisën me raste, blutë më pas morën kontrollin dhe krijuan më shumë para portës së Dajsinanit. Megjithatë, as ata nuk ia dolën të gjenin rrugën e rrjetës, duke mbyllur kështu sfidën në barazimin pa gola që lë çdo gjë të hapur për objektivat që kanë, përkatësisht “Final Four” dhe mbijetesën.

DINAMO-LAÇI 0-0

NGJARJET KRYESORE

90’+7’ Mbyllet ndeshja me barazimin pa gola.

90’+5’ Smaçi i lë vendin Karramba te skuadra e Dinamos.

90’+3’ Marku harkon në zonë nga e djathta, Smaçi me kokë nuk gjen portën.

90’ Jepen 6 minuta shtesë.

90’ Pas një goditje këndi, topi shkon te Kaçorri i cili gjuan me kokë por lehtë për Dajsinanin i cili kontrollon.

90’ Bibo merr vendin e Barjamajt.

88’ Vila rrëzohet në zonë pas një depërtimi mes mbrojtësve, gjyqtari lë lojën të vazhdojë. (VIDEO)

87’ Tusha merr vendin e Qefaliajt në radhët e Dinamos.

86’ Sobouejll i lë vendin Gucit në radhët e Laçit në minutat e fundit të ndeshjes.

78’ Zabërgja i lë vendin në fushë Mijës në radhët e Dinamos.

77’ Kundërsulm i shpejtë i Denison, i cili shfaqet para Dajsinanit, por ndalet dy herë nga portieri. Në fund braziliani sinjalizohet në pozicion jashtë loje. (VIDEO)

75’ Gjuajtje e fortë e Zabërgjës nga jashtë zonës, sfera kalon mbi traversë. (VIDEO)

73’ Myrta merr vendin e Ujkës në radhët e Laçit.

69’ Tjetër mundësi e mirë e Dinamos për të shënuar me Vilën, gjuajtja e tij përfundon jashtë. (VIDEO)

66’ Smaçi ndëshkohet me karton të verdhë për faull ndaj Qatos.

63’ Qefalija gjuan nga jashtë zonës, sfera shkon jo shumë larg katërkëndorit të Dajsinanit. (VIDEO)

61’ Manellari provon të gjuajë drejt portës, sfera bllokohet.

56’ Dajko ndëshkohet me karton të verdhë.

49’ Përsëri Ujka niset rrezikshëm drejt sulmit, në fund pasimi i Mjakit drejt Sobouejll rezulton të jetë në pozicion jashtë loje. (VIDEO)

48’ Ujka shmang dy lojtarë dhe hyn në zonë nga e majta, gjuajtja e tij e fortë në shtyllën e parë ndalet nga Sali.

46’ Nis pjesa e dytë e ndeshjes.

45′ Mbyllet pa gola pjesa e parë. 

41’ Laçi krijon kundërsulme të shpejta sapo i jepet mundësia, por lojtarët kurbinas humbin kontrollin e sferës në kufijtë e zonës, pa arritur të çojnë gjuajtje drejt portës.

38’ Zabërgja u shmanget me forcë dy lojtarëve dhe gjuan nga distanca, sfera nuk gjen portën e Dajsinanit. (VIDEO)

33’ Vila nuk i del të gjejë rrjetën me një diagonale nga ana tjetër, por sinjalizohet më pas në pozicion jashtë loje duke bërë aksionin të pavlefshëm. (VIDEO)

32’ Aksion i shpejtë me kombinime i Laçit. Mjaki nga e djathta lëshon një gjuajtje të fortë që nuk gjen portën.

26’ Pasim me thembër i Kaçorrit për Denison, gjuajtja diagonale e brazilianit nuk gjen portën e Dajsinanit.

23’ Një harkim në zonën e Dinamos vë në vështirësi Salin dhe Lorran, me portierin i cili grushtoi sferën nënë shqetësimin e Barjamajt.

15’ Një harkim i rrezikshëm në zonë largohet nga Dajsinani me një grushtim mes lojtarëve kundërshtarë.

14’ Prodani ndëshkohet me karton të verdhë për një ndërhyrje të gabuar ndaj Zabërgjës.

12’ Një tjetër goditje dënimi e rrezikshme pranë zonës së Laçit, largohet këtë radhë nga Sobouejll dhe Manellari, të vëmendshëm në ndihmë në prapavijës.

6’ Një goditje dënimi e Denison nga e djathta, devijohet me kokë nga Zabërgja i cili fluturon topin pak mbi traversën e portës së kurbinasve. (VIDEO)

1’ Nis dueli në “Elbasan Arena”.

FORMACIONET ZYRTARE

DINAMO: Sali, Marku, Hoxha, Behiratçe, Lorran, Smaçi, Qefalija, Zabërgja, Vila, Denison, Kaçorri.
Trajner: Dritan Mehmeti

LAÇI: Dajsinani, Mjaki, Dajko, Da Lima, Prodani, Qato, Tresa, Manellari, Ujka, Barjamaj, Soboiuejll.
Trajner: Armando Cungu

b5d1fee1-6b60-4991-a454-e987e1060e79

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"