Liria e Shkëmbit debuton me humbje në kampionatin kosovar, mposhtet edhe Prishtina

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 20, 2017 | 19:27

Liria e Shkëmbit debuton me humbje në kampionatin kosovar, mposhtet edhe Prishtina

Bledi Shkëmbi e ka filluar me humbje aventurën e tij të parë si trajner në krye të Lirisë së Prizrenit. Në ndeshjen e javës së parë në Superligën e Kosovës, skuadra e drejtuar nga korçari u mposht në transfertë përballë Vëllaznimit të Gjakovës me rezultatin minimal 1-0. Goli i vetëm u shënua nga Albutrint Morina në minutën e 29.

vellaznimi liria

Humbje edhe për Prishtinën në javën e parë të kampionatit. Në ndeshjen e zhvilluar si vendase në Drenas, skuadra nga kryeqyteti u mposht me rezultatin 0-1 përballë Dritës së Gjilanit. Golin e vetëm të takimit e shënoi Xhevdet Shabani në minutën e 32-të.

rashkaj mazrekaj prishtina

Ndërkohë në takimin tjetër, Gjilani mposhti Besën e Pejës me rezultatin 2-1.

Në javën e ardhshme Liria do të presë në shtëpi kampionët e Trepçës ’89, ndërsa Prishtina do të luajë derbin përballë Flamurtarit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"