LIGA UNIKE/ Shkëlqen Ylli, Tirana “shuplakë” Teutës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2021 | 17:31

LIGA UNIKE/ Shkëlqen Ylli, Tirana “shuplakë” Teutës

Liga Unike në basketbollin e meshkujve ka mbyllur në fundjavë sfidat e javës së pestë e më në fund kemi një skuadër që kryeson e vetme në eventin mbarëkombëtar. Falë fitores ndaj Kamzës dhe humbjes së Teutës, Golden Eagle Ylli tashmë qëndron e në vendin e parë.

liga unike

YLLI-KAMZA – Kampionët në fuqi koleksionuan suksesin e katërt, teksa mbrëmjen e së shtunës mundën Kazmën me rezultatin 89-75 (30-21, 22-9, 16-24, 21-21). Vendasit e nisën vrullshëm, duke u shkëputur që në fillim 12-2, ndërsa pas pjesës së parë kryesonin 52-30. Në pjesën e dytë të takimit Kamza provoi të reagonte dhe kishte përmirësim në lojën e saj, por jo aq sa për rrezikuar suksesin e skuadrës nga Theranda. Kastrati me 17 pikë ishte shënuesi më i mirë për Yllin, po kaq pikë realizoi edhe Davis për Kamzën.

YLLI

TEUTA-TIRANA – Derbi mes dy skuadrave të Shqipërisë ishte pa diskutim edhe takimi më i bukur i javë në Ligën Unike, ku për të përcaktuar fituesin u nevojit koha shtesë. Tirana Neptun triumfoi në Durrës kundër Teutës me rezultatin 72- 79 (13-24, 22-10, 15-11, 15- 20, 7-14). Bardheblutë e mbyllën mbyll çerekun e parë me 11 pikë avantazh. Por vendasit përmbysën në 35-34 pas gjysmën e takimit. Pas 30 minutash lojë bregdetarët udhëheqin me 5 pikë. Perioda e katërt ishte mjaft e bukur.

TEUTA

Fillimisht ishte Tirana që në 5 minuta përmbys, por Teuta nuk dorëzohet dhe 25 sekonda nga fundi, përmes një 3-pikëshi të Ndrecës barazon në 65-65 dhe e dërgon sfidën në shtesë. Këtu Tirana tregohet shumë më e saktë dhe e mbyll gjithë takimin në favor. Amerikani Clark, me 21 pikë ishte shënuesi më i mirë te Tirana, spikati edhe Hysenagolli, me 15 pikë e 13 kërcime. Tek Teuta u ndje shumë largimi i Pelisier, që ka lënë një boshllëk të madh në skuadër.

PEJA-PRIZRENI – Skuadra pejane mori triumfin e saj të tretë, teksa shkatërroi Prizrenin me rezultatin 97-60 (22-8, 26-20, 31- 18, 18-14). Një ndeshje me sens unik, ku vendësit ishin superiorë në të gjitha periodat. White me 21 pikë, Berisha me 18 pikë e 10 kërcime, si dhe Erdem me 14 pikë e 10 kërcime ishin më të mirën në radhët e Pejës.

peja

VLLAZNIA-RAHOVECI – Me triumfin në Shkodër në shifrat 84-93 (16-15, 26-22, 31-22, 11- 34) përballë Vllaznisë, Rahoveci ka marrë suksesin e parë sezonal në Ligën Unike. Pas një pjese të parë disi më të mirë për kuqeblutë, miqtë reaguan mjaft mirë në gjysmën e dytë të ndeshjes dhe arritën të realizonin përmbysjen. Për vreshtarët spikati Milik Yarbrough me 20 pikë e 12 kërcime, ndërsa tek Vllaznia më i miri ishte Butler me 19 pikë, 5 kërcime dhe 6 asistime.

vllaznia

RENDITJA

rend volei

R.GJINI/S.NIKSHIQI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"