LIGA E KONFERENCËS/ Olimpiakosi surpriza e madhe, zbuloni 8 skuadrat çerekfinaliste

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 14, 2024 | 23:53

LIGA E KONFERENCËS/ Olimpiakosi surpriza e madhe, zbuloni 8 skuadrat çerekfinaliste

Liga e Europës premton spektakël dhe duele tepër të luftuara në turin çerekfinal të turneut, pasi në fazën tjetër kanë kaluar skuadra ë të njohura në panoramën e futbollit europian, ku spikasin Fernerbahçe, Fiorentina, Aston Vila, Lilë që janë edhe favoritët kryesorë për t’i shkuar deri në fund trofeut të tretë më të rëndësishëm në Europë për klube.  

conference-league-blog

Padyshim që surprizat e kësaj fazë ishte Olimpiakosi, që në duelin e parë u mposhtë në shtëpi me rezultatin 1-4 nga Makabi Tel Aviv, teksa arriti të bënte mrekullinë në transfertë, duke triumfuar me rezultatin 1-6 pas kohës shtesë.  

Pjesëmarrëse në çerekfinale do të jenë: Fenerbahçe, Fiorentina, PAOK, Plzen, Aston Vila, Klub Bryzh, Lilë, Olimpiakos. 

Të gjitha këto skuadra do të mësojnë rrugëtimin e tyre deri në finale në shortin që hidhet nesër në Nion të Zvicrës në orën 14:00. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"