LIGA E KONFERENCËS/ 5 gola midis Olimpiakos dhe Fenerbahçes, Plzen dhe Fiorentina e mbyllin në “paqe” (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 11, 2024 | 21:40

LIGA E KONFERENCËS/ 5 gola midis Olimpiakos dhe Fenerbahçes, Plzen dhe Fiorentina e mbyllin në “paqe” (VIDEO)

U mbyllën ndeshjet e para të Ligës së Konferencës për këtë të enjte, teksa Olimpiakos mund me shifrat 3-2 turqit e Fenerbahçes, ndërsa ndeshja tjetër, ajo midis Plzenit dhe Fiorentinës, u mbyll në barazim pa gola.

 

uefa-europa-league-olympiacos-vs-fenerbahce-grupo-d-fecha-5_862x485_wmk

Olimpiakos duket sikur e kishte gjithçka nën kontroll, teksa kaloj në avantazh të trefishtë kundër miqve, por Fenerbahëe nuk u dorzua dhe me dy gola të shpejtë arriti që të kthehej në lojë dhe të mbante gjallë shpresat e kualifikimit, në rast të një rezultati pozitiv në Turqi.

Për sa i përket ndeshjes së Plzen dhe Fiorentinës, nuk pat shumë histori. Vendasit u mbyllën mbrapa në zonë, teksa donin të siguronin barazimin përballë gjigandëve italian, ndërsa Fiorentina nuk duket sikur është shumë e shqetësuar për këtë barazim sepse beson se mund të kualifikohet në ndeshjen e kthimit që do të luhet në Firence.

REZULTATET 

OLIMPIAKOS-FENERBAHÇE 3-2

8′ Fortounis, 32′ Jovetiç, 57′ Çikinjo / 68′ Tadiç, 74′ Kahveci

Goli i Fortounis 1-0 (VIDEO)

Goli i Jovetiç 2-0 (VIDEO)

Goli i Çikinjo 3-0 (VIDEO)

Goli i Tadiç 3-1 (VIDEO)

Goli i Kahvecit 3-2 (VIDEO)

VIKTORIA PLZEN-FIORENTINA 0-0

FORMACIONET ZYRTARE:

OLIMPIAKOS-FENERBAHÇE

Capture

VIKTORIA PLZEN-FIORENTINA

Capture

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"