Liga e Kampionëve është kusht, dy “yjet” e Arsenalit gati të largohen nga klubi londinez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2019 | 17:25

Liga e Kampionëve është kusht, dy “yjet” e Arsenalit gati të largohen nga klubi londinez

Arsenali po bën një sezon të dobët deri më tani, duke gabuar në shumë ndeshje dhe po lë pikë me ekipe të vogla. Vendi i katërt që të çon në Ligën e Kampionëve, me këto ritme është shumë larg dhe dy yjet e “Topçinjve”, kanë filluar të mendojnë largimin.

aubamejang lakazet

Siç raporton “The Sun”, Aubamejnag dhe Lakazet janë duke reflektuar për të ardhmen e tyre, pasi në verë duhet të vendosin nëse do të rinovojnë me Arsenalin apo do të largohen.

Liga e Kampionëve është një kusht për qëndrimin e lojtarëve, që duket se nëse nuk marrin edhe sezonin tjetër pjesë në këtë kompeticion do të bëjnë gati valixhet dhe do largohen.

Duhet theksuar fakti se sulmuesit janë dy nga ingranazhet më të vyera të Arsenalit, që po shënojnë dhe mbajnë në këmbë skuadrën e veriut të Londrës.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"