LIGA E EUROPËS/ Shorti i raundit të tretë. Ekipet shqiptare mësojnë rivalët e mundshëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 1, 2020 | 11:12

LIGA E EUROPËS/ Shorti i raundit të tretë. Ekipet shqiptare mësojnë rivalët e mundshëm

Liga e Europës do të vazhdojë sot në orën 13:00 me shortin për raundin e tretë të këtij kompeticioni. Pasi mësuan rivalët e raundit të dytë të Ligës së Europës, Laçi, Teuta dhe Kukësi do të mësojnë sot se cili do të jetë sfiduesi i radhës nëse kalojnë me sukses pengesën e dytë të këtij aktiviteti.

Liga e Europes
Sipas ndarjes së vazove, Laçi është vendosur në grupin e shtatë. Nëse kurbinasit mundin Hapoel Ber Shevën, në raundin e tretë mund të kenë rivalë mëse të përballueshëm si Anorthosis, Koleran, Madhëruell, Sloven Liberec, Riteriai, etj.

Rivalët e Laçit

Grupi 7
Koleran (Irlandë e Veriut)-Madhëruell (Skoci)
Anorthosis (Qipro)
Riteria (Lituani)-Slovan Liberec (Rep.Çeke)
Piast Glivice (Poloni)-Hartberg (Austri)
teutaaa
Teuta, e shortuar me Granadën, është vendosur në grupin 3. Megjithëse nuk nisen si favoritë ndaj spanjollëve, durrsakët mund të gjejnë në fazën tjetër Arisin e Selanikut, Fehervavrin, Kovalivka, Hibernian, Lokomotiva Tbilisi ose Dinamo Moskën nëse mposhtin Granadën.

Rivalët e Teutës

Grupi 3 
Hibernian (Maltë)-Fehervar (Hungari)
Aris Selaniku (Greqi)-Kovalivka (Ukrainë)
Lokomotiva Tbilis (Gjeorgji)-Dinamo Moska (Rusi)

Eze Kukesi
Kukësi, i vendosur përballë Volfsburgut, klub i njohur gjeman, mund të arrijë në fazën play-off, gjithmonë nëse bën mrekullinë ndaj Volfsburgut. Verilindorët mund të çiftohen me Sharlëroin,  Alaniaspori dhe Çernihivin.

Rivalët e Kukësit

Grupi 2 
Sharlëroi (Belgjikë)
Desna Çernihiv (Ukrainë)
Alaniaspor (Turqi)
Shkendija
Shkëndija e Tetovës, e cila luan me Botoshanin në raundin e dytë, mund të përballet me Totenhemin e madh në fazën e tretë. Edhe Standart Liezhi mund të jetë sfiduesi i radhës për kuqezinjtë nga Tetova.

Rivalët e Shkëndijes

Grupi 5
Bala Taun (Uells)-Standart Liezh (Belgjikë)
Rostov (Rusi)
Lokomotiva Plovdiv (Bullgari)-Totenhem (Angli)
drita

Kampionët e Kosovës Drita, të cilët luajnë me Sileksin mund të përballen më tej me dy emra të njohur të futbollit europian: Legia Varshavën (Poloni) ose Sëlltikun.

Rivalët e Dritës

Grupi 2
Sëlltik (Skoci)
Legia Varshava (Poloni)
Suduva (Lituani)

118603909_3436634719690948_6342948065173636459_o

Edhe nëse eliminon Hajduk Splitin, Renova rrezikon të luajë me kundërshtarë të fortë në raundin e tretë të Ligës së Europës. Ekipi shqiptar i futbollit maqedonas mund të shortohet me BATE Borisovin, Nefçi Bakun, CSKA Sofia, Viktoria Plzen, Gallatasarai ose APOEL-in.

Rivalët e Renovës

Grupi 8
Nefçi (Azerbajxhan)-Gallatasarai (Turqi)
CSKA Sofia (Bullgari) BATE Borisov (Bjellorusi)
Viktoria Plzen (Rep.Çeke)
Kizilorda (Kazakistan)-APOEL (Qipro)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"