Lidhja me Ilda Bejleri? Deputeti i PD-së sqaron të vërtetën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 12, 2018 | 15:35

Lidhja me Ilda Bejleri? Deputeti i PD-së sqaron të vërtetën

Prej kohësh deputeti Klevis Balliu dhe moderatorja Ilda Bejleri përfliten për një lidhje dashurie. Në disa intervista të mëparshme, Ilda nuk e ka pranuar këtë lidhje por as e ka mohuar duke lënë në dilemë fansat e saj.

Ndërkohë ditën e sotme Klevisi ka qenë i ftuar në emisionin e mëngjesit në “Ora News” ku është shprehur se lajmet për lidhjen me Ildën janë të rreme, duke shtuar se ata janë miq shumë të ngushtë dhe njihen prej shumë vitesh, por nuk ka asgjë më shumë se miqësia.

“Unë me Ildën jem miq, njihemi prej kohësh. Ato janë lajme të rreme. E kam shumë shoqe, është super gocë, super gazetare, ka thyer dy-tre tabu në televizion, por nuk është ajo që raportohet”, është shprehur Klevisi. /Panorama Plus/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"