Lëvizje surprizë te Kukësi/ Largohet një mesfushor, edhe Mbarak mbyll sezonin prej dëmtimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2024 | 20:33

Lëvizje surprizë te Kukësi/ Largohet një mesfushor, edhe Mbarak mbyll sezonin prej dëmtimit

Edhe pse kampionati nuk është mbyllur ende, në Kukës kanë nisur të bëhen edhe lëvizjet e para për arsye të ndryshme.

RAJAN FELIPE KUKESI

“Panorama Sport” mëson se bëhet fjalë për Felipe Rajan. Mesfushori brazilian u afrua në merkaton e janarit nga radhët e skuadrës së Lokomotivës së Sofies dhe u aktivizua në gjashtë takime.

Mirëpo, për arsye familjare ai ka kërkuar prishjen e kontratës dhe klubi nuk e ka penguar, duke mbyllur kështu marrëveshjen me të. I larguar për momentin mund të cilësohet edhe mesfushori Abdou Mbarak, i cili ka vuajtur shumë për shkak të dëmtimeve. Gjithsesi, ai është ende në kontratë me klubin e Kukësit dhe ndoshta palët mund të vijojnë ende bashkë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"