“Lëvizje në postet drejtuese”, klubi i Kategorisë së Dytë bën ndryshime të shumta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 12, 2020 | 18:47

“Lëvizje në postet drejtuese”, klubi i Kategorisë së Dytë bën ndryshime të shumta

Kryebashkiaku i Pukës dhe presidenti i Tërbunit, Gjon Gjonaj, ka caktuar në rolin e shefit të klubit Kristian Markun, i cili mban edhe postin e nënkryetarit të bashkisë. Ai ka rikthyer në staf edhe Alfons Gjergjin si drejtor teknik, pasi i është falur dënimi nga Disiplina.

Terbuni5

Tërbuni e ka nisur stërvitjen shpejt dhe trajneri Dalipi po mundohet të ndërtojë një ekip sa më cilësor për rikthimin në Kategorinë e Parë. Te pukjanët janë kthyer dy lojtarë, Kumanova dhe Mesha.

Të dy e kanë marrë miratimin e trajnerit Dalipi për të qenë pjesë e Tërbunit sezonin e ri. Nga Tërbuni ka pasur shumë largime dhe tani në grup janë 15 lojtarë. Sot paradite pukjanët do të luajnë një miqësore me Korabin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"