“Letra e Daliç”, del autori i vërtet që e kishte shkruajtur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 18, 2018 | 23:14

“Letra e Daliç”, del autori i vërtet që e kishte shkruajtur

Një letër është publikuar sot dhe për pak minuta ka bërë xhiron e internetit. Bëhet fjalë sikur letrën e ka shkruar trajneri i Kroacisë Zlatko Daliç, ku ai akuzonte rëndë klasën politike të Kroacisë, duke i kërkuar të rrinë largë kombëtares kroate.

zlatko dalic

Ndërkohë që ka dalë edhe autori i vërtetë i letrës. Ai është Igro Premuziç i cili e ka shkruar letrën që në datë 13, duke menduar se si do të ishte situata në të vërtetë.

Letra e plotë:

“Kjo gjeneratë ka treguar se një grup lojtarësh të mëdhenj mund të arrijë majat, pavarësisht kombësisë, buxhetit, apo rëndësisë së stadiumit. I shkruaj këto rreshta, për shkak të situatës së vështirë në Kroaci. Kroacia është vendi më i varfër i Bashkimit Europian, i qeverisur nga ajo që është konsideruar një organizatë kriminale. Kroacia është një vend, nga ku miliona persona kanë ikur në 20 vitet e fundit. Sot në Kroaci pensionistët nuk plotësojnë dot nevojat bazë, të rinjtë nuk arrijnë të arsimohen, shëndeti është i rrezikuar dhe drejtuesit e institucioneve janë të korruptuar. U kërkoj politikanëve dhe të gjithë përfaqësuesve të tjerë që e kanë katandisur popullin tim kështu, duke e zhytur në varfëri dhe dëshpërim, të largohen nga Kombëtarja e Kroacisë. Nuk jeni të mirëpritur në dhomat tona të zhveshjes. Nuk duam t’u shtrëngojmë dorën dhe të bëjmë foto me ju! Ju e keni bërë Kroacinë kështu. Kemi fëmijë në Kroaci që nuk e kanë parë kurrë detin me sy, edhe pse vendi ynë ka vijën më të gjatë bregdetare. Kemi fëmijë që shkojnë në shtrat të uritur, sepse prindërit e tyre janë pa punë. Nuk kanë çfarë t’u japin për të ngrënë. Personat që kanë sjellë këtë gjendje, nuk janë të mirëpritur. Respektoni vendimin tonë. Mos vishni fanellën e Kombëtares për të promovuar suksesin tuaj, sepse do të minonit vlerën e punës tonë. Pjesëtarët e Kombëtares së futbollit janë me popullin kroat dhe do të bëjnë gjithçka për ta ndihmuar atë, përtej fitoreve në Botëror. Të gjithë fëmijët kroatë do të kenë mundësinë të pushojnë të paktën për shtatë ditë në bregdetin kroat. Është minimumi që mund të bëjmë për më të varfrit”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"