Lazim Destani “bekon” skuadrën, Shkëndija niset drejt Milanos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 15, 2017 | 15:59

Lazim Destani “bekon” skuadrën, Shkëndija niset drejt Milanos

Pas startit të suksesshëm të sezonit të ri në kampionatin maqedonas dhe paraqitjes bindëse kundër Vardarit, futbollistët e Shkëndijës tani kthejnë vëmendjen nga sfida e parë e “play-off”-it të Ligës së Europës përballë Milanit në “San Siro”.

shkendija

“Kuqezinjtë” tetovarë u nisën para pak minutash drejt Milanos, ku do të vazhdojë përgatitjet për sfidën e së enjtes. Gjatë nisjes, në aeroport, skuadra mori edhe “bekimin” e pronarit Lazim Destani.

destani

Ajo që binte më së tepërmi në sy ishte paraqitja e jashtme e futbollistëve dhe stafit drejtues, të cilët mbanin veshur një kostum.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"