Lautaro rigjen golin me Argjentinën, vjen i freskët për Interin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2024 | 9:22

Lautaro rigjen golin me Argjentinën, vjen i freskët për Interin

Lautaro Martinez rikthe het te goli. Argjentina fiton sërish dhe konfirmon vendin e parë në klasifikimin botëror, të paktën edhe për 3 muaj. Kapiteni i Interit ka prishur mallkimin që zgjaste prej 1 viti e gjysmë duke u shndërruar sërish në protagonist.

Soccer international friendly - Argentina vs. Costa Rica

Kampionët e botës triumfuan 3-1 me përmbysje ndaj Kosta Rikës duke e mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme mini turneun e zhvilluar në Amerikë. Lajmi më pozitiv i kësaj sfide për trajnerin Skaloni, por mbi të gjitha për tifozët e Interit ishte goli i realizuar nga “El Toro”, që me fanellën “albiçeleste” nuk realizonte me aksion që nga 22 shtatori i vitit 2022 kundër Hondurasit. “Jam shumë i lumtur për golin. Është një çlirim dhe vlerësim për punën dhe qetësinë me të cilin e kërkova këto gol”, ka deklaruar në fundin e sfidës kapiteni i Interit.

“DEMI” I TËRBUAR Argjentina i risjell Interit një Lautaro të rigjeneruar, të karikuar dhe të freskët, sepse ndeshjen e luajtur ndaj Kosta Rikës nuk e nisi si titullar, por u aktivizua 20 minuta nga fundi. Pas 90 minutave të luajtura me El Salvadorin, bomberi nga Bahia Blanka ja la vendin nga minuta e parë Julian Alvarezit. Por aq pak minuta i mjaftuan që të shënonte golin e 22-të që vlen prezencën e tij në “top 10” e golashënuesve të Argjentinës. Prekja perfekte e topit erdhi pikërisht pas 7 minutash lojë nga aktivizimi në fushë pas asistit të De Polit. Lautaros i mungonte goli edhe me fanellën e Interit pasi në ndeshjet vendimtare të sezonit nuk arriti dot që të gjente rrugën e rrjetës, pavarësisht se në kampionat po bën një sezon të jashtëzakonshëm. Kjo do të thotë se rikthehet në Milano me një tjetër synim për të udhëhequr zikaltrit drejt titullit kampion.

KLASIFIKIMI- Me golin e realizuar ai ka arritur të kapë dy kampionë bote si Leopoldo Lukue dhe Daniel Pasarela. Tani në objektivin e Lautaros janë Luis Artime që ka shënuar 24 gola dhe Angel Di Maria me 27 të tillë. Ish-lojtari i Juventusit realizoi një supergol pikërisht në ndeshjen ndaj Kosta Rikës. Dei Maria u largua nga fusha e lojës në minutën e 82-të për t’i bërë vend Valentin Karbonit, i cili bëri debutimin me fanellën e kombëtares. Sulmuesi është lojtar i Interit në huazim te Monza. Edhe ai bëri minuta shumë pozitive duke e shndërruar Argjentinën në “zikaltër”. Gjithmonë ka pasur një lidhje të fortë mes kombëtares argjentinase dhe klubit nga Milano.

GENTJAN ALINANI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"