Lautaro i sinqertë: Interit i mungoi përqendrimi, por nuk mendoj se është problem i …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 5, 2019 | 23:22

Lautaro i sinqertë: Interit i mungoi përqendrimi, por nuk mendoj se është problem i …

Goli i Lautaro Martinezit nuk mjaftoi për t’i siguruar Interit një fitore në fushën e Borusias së Dortmundit.

lautaro inter

Vetë sulmuesi argjentinas, në mikrofonët e “Mediaset” pas ndeshjes, u shpreh se pati një mungesë përqendrimi nga zikaltrit në pjesën e dytë, por nuk është i mendimit se është problem i eksperiencës.

“Ishim të dobët, jo të pjekur në pjesën e dytë. Duhet të vazhdojmë me punën, përndryshe do e kemi shumë të vështirë. Nuk mendoj se është problem eksperience, por ndoshta pati një mungesë përqendrimi. Do të përqendrohemi, të marrim sa më shumë pikë, edhe pse është e vështirë” – deklaroi Lautaro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"