Latifi i mbyll derën merkatos: E kam mendjen vetëm te titulli me Skënderbeun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 10, 2017 | 21:10

Latifi i mbyll derën merkatos: E kam mendjen vetëm te titulli me Skënderbeun

Liridon Latifi nuk mendon për të ardhmen, pasi objektivi i tij i vetëm është të shpallet kampion me Skënderbeun. Kështu deklaroi vetë mesfushori nga Prishtina në përfundim të ndeshjes së barazuar 2-2 kundër Tiranës.

Latifi

I pyetur rreth deklaratës së drejtorit sportiv të korçarëve, Haris Fakiç, se Latifi do të transferohej te Arisi i Selanikut, lojtari iu përgjigj prerë: “Të them të drejtën, nuk di gjë për këtë. Unë jam i fokusuar vetëm te Skënderbeu, e kam mendjen vetëm te titulli kampion”.

Lidhur me ndeshjen e sotme, 23-vjeçari bëri këtë koment: “Ishte ndeshje shumë e rëndësishme. Ne bëmë maksimumin, por nuk ishim shumë mirë në mbrojtje. Bëmë një gabim në korne dhe u ndëshkuam. Pjesën e dytë e filluam mirë, pro nuk arritëm të fitonim”.

Ne fund edhe një mendim për rivalët e Skënderbeut për trofeun e kampionit: “Nuk kam thënë që Kukësi nuk është për kampion. Kam thënë që nuk e bën lojën si Skënderbeu dhe Partizani. Luan, por jo për tifozët”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"