Latifi humb penallti dhe shënon supergol, Skënderbeu fiton minimalisht (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 29, 2017 | 21:11

Latifi humb penallti dhe shënon supergol, Skënderbeu fiton minimalisht (VIDEO)

Skënderbeu nuk ka arritur të marrë më shumë se një fitore minimale ndaj skuadrës modeste nga Andorra, Sant Hulia, në ndeshjen e parë të vlefshme për turin e parë kualifikues të Ligës së Europës..

skenderbeu sant hulia

Korçarët goditën 2 herë shtyllën në pjesën e parë me anë të sulmuesit malazez Vujoviç, ndërkohë që në pjesën e dytë makthi i gjetjes së golit vazhdoi me një penallti të humbur nga Liridon Latifi. Por mesfushori e korrigjoi gabimin e tij në minutën e 69 teksa realizoi një supergol me goditje dënimi, gol që i dha fitoren 1-0 Skënderbeut.

Korçarët tashmë do të shkojnë të qetë në Andorrë javën e ardhshme për ndeshjen e kthimit. Në rast kualifikimi, në turin e dytë Skënderbeu do të përballet me fituesin e çiftit Kairat Almati-Atlantas

Komenti minutë pas minute (Pjesa e dytë)

90+5′ Përfundon takimi.

90+1′ Fransisko Girau ndëshkohet me karton të verdhë për protesta.

88′ Sant Hulia kryen zëvendësimin e tretë. Largohet Bafoe, në fushë Zhoao Lopez.

82′ Latifi futet bukur në zonë nga e majta dhe tenton portën, por topi devijohet në goditje këndi.

79′ Skënderbeu kryen zëvendësimin e tretë. Largohet Xhejms, në fushë Shkodra.

76′ Sant Hulia kryen zëvendësimin e dytë. Largohet Fabio Serra, në fushë Sellaj.

71′ Sant Hulia kryen zëvendësimin e parë. Largohet Vilanueva, në fushë Alvesh.

skenderbeu

69′ Skënderbeu kalon në avantazh. Latifi korrigjon gabimin e penalltisë duke shënuar një supergol me goditje dënimi.

69′ Skënderbeu kryen zëvendësimin e dytë. Largohet Vujoviç, në fushë Plaku.

67′ Vilanueva ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje të gabuar.

62′ Skënderbeu kryen zëvendësimin e parë. Largohet Gavazaj, në fushë Taku.

61′ Xhejms tenton me një goditje me kokë brenda zonës, por topi shkon jashtë mbi traun e portës.

latifi

53′ Latifi merr përsipër ekzekutimin e penalltisë, por portieri i Sant Hulias kupton krahun dhe grushton topin.

53′ Skënderbeu fiton një penallti pasi Zugiç prek me dorë topin brenda zonës. Karton i verdhë për të.

46′ Fillon pjesa e dytë. Skënderbeu luan topin e parë.

Pjesa e parë

45 minutat e para kanë dhuruar një lojë mjaft të qetë. Skënderbeu edhe pse pritej të mos haste vështirësi përballë një kundërshtari modest, nuk ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës. Pavarësisht lojës së zhvilluar në gjysmëfushën kundërshtare, korçarët arritën të tregoheshin të rrezikshëm vetëm në dy raste, në minutën e 20-ë dhe të 38, teksa në të dy rastet Vujoviç goditi shtyllën.

LIVE | SKËNDERBEU – SANT HULIA 1-0
Latifi 69′

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici, Lilaj, Osmani, Gavazaj (Taku 62′), Xhejms, Latifi, Vujoviç (Plaku 69′)
Trajner: Ilir Daja

Sant Hulia: Vidal Rodrigez, Vigo, Firpo, Zarioh, Erik Rodrigez, Blanko, Fransisko Girau, Zugiç, Vilanueva (Alvesh 71′), Fabio Serra (Sellaj 76′), Bafoe (Zhoao Lopez 88′)
Trajner: Luis Blanko

Gjyqtar: Robert Henesi (Irlandë)

KV: Blanko 31′, Zugiç 53′, Vilanueva 67′, Fransisko Girau 90+1′

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"