Largimi i De Biazit, “Tifozat Kuq e Zi”: Lidhja speciale ishte rezultat i respektit që dhe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 14, 2017 | 19:03

Largimi i De Biazit, “Tifozat Kuq e Zi”: Lidhja speciale ishte rezultat i respektit që dhe

Tifozat “Kuq e Zi” nëpërmjet një postimi në “Facebook”, i kanë shprehur mirënjohje trajnerit Xhani De Biazit, duke e falenderuar për punën e jashtëzakonshme në krye të Kombëtares. Për ta, lidhja speciale e krijuar mes tifozëve shqiptar dhe trajnerit ishte rezultat i respektit që Xhani De Biazi dha.

Tifozet Kuq e Zi, gjate ndeshjes miqesore te futbollit ndermjet ekipeve kombetare, Shqiperi-France, 1-0, e luajtur ne stadiumin Elbasan Arena, ne qytetin e Elbasanit. /r/n/r/nAlbanian fans during the friendly football match between Albania and France at the Elbasan Arena stadium in Elbasan on June 13, 2015.

Postimi i plotë:

Mirënjohje e falenderim për punën e jashtëzakonshme në krye të Kombëtares. Mirënjohje e falenderim për bashkëpunimin dhe gatishmërinë për të na takuar në çdo moment dhe në çdo vend. Lidhjen speciale që e krijove me tifozët shqiptarë ishte rezultat i respektit që ti dhe. Ndër të rrallë trajnerë që kemi pasur ftesa për të na takuar dhe dëgjuar zërin e tifozëve. “Tifozat Kuq e Zi” të urojnë shëndet dhe një karrierë të suksesshme. Ti ishe njëri prej nesh! Faleminderit Gianni!

De Biazi dhe Tifozat Kuq e Zi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"