Nuk ka qetësi për Ronaldon, zbulohet përgjigjja e tamponit të bërë së fundmi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2020 | 23:45

Nuk ka qetësi për Ronaldon, zbulohet përgjigjja e tamponit të bërë së fundmi

Koronavirusi nuk i ndahet Kristiano Ronaldos. Sulmuesi portugez ka rezultuar përsëri pozitiv edhe në tamponin e dytë të bërë së fundmi.

ronaldo

Ndonëse nuk ka shfaqur asnjë simptomë, lojtari i Juventusit pas një tamponi të bërë gjatë grumbullimit me kombëtaren e tij, zbuloi se ishte me Covid-19, ku qëndron në karantinë prej 9 ditësh. Pikërisht ky virus vazhdon ta shoqërojë ende, teksa sipas “Correio de Manha” edhe tamponi i fundit e ka nxjerrë pozitiv.

Në këtë mënyrë prezenca e tij në ndeshjen që Juveja do të ketë me Barcelonën në mes javë në Ligën e Kampionëve, bëhet e vështirë dhe me shumë mundësi nuk do e kemi rastin ta shikojmë një përballje mes tij dhe Mesit, që mungon që nga koha kur Ronaldo ishte te Reali.

FAKSIMILE

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"